75 Mall Live Search
11:38 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Zbulohet arsyeja pse u plagos me thikë kryebashkiaku shqiptar nga një punonjës

Euronews Albania mëson se Orgest Xhelili plagosi me thikë kreun e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, pasi ky i fundit e kishte shkarkuar nga puna si IT në këtë institucion.

Ndërkohë nga puna u shkarkua edhe gruaja e Xhelilit, e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.

Mësohet se Kokoneshi do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, bashkë me shoferin e tij.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Autori është arrestuar nga Policia.