16:58 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse Mo Salah dështoi te Chelsea

Legjenda e Egjiptit, Mido ka një teori se pse Mohamed Salah dështoi te Chelsea para se të shkëlqejë te Liverpooli.

Jose Mourinho e solli Salahun te Chelsea nga Baseli për 16 milionë funte në janarin e vitit 2014.

Egjiptiani dështoi në ”Stamford Bridge” dhe u largua pas dy vitesh pasi dështoi të lë gjurmë në Premier League, transmeton IndeksOnline.

Dhe Mido mendon se Salah është duke pasur tani sukses te Liverpooli pasi që është duke luajtur në një pozitë tjetër.

Mohamed Salah Chelsa

”Isha i befasuar me atë që Salah bëri në sezonin e tij të parë te Liverpooli”, tha Mido për Transfer Talk.

”Kisha pak dyshime pasi ai u rikthye në Angli”.

”E kam parë atë te Chelsea dhe e dija është hap i hershëm për të. Ai nuk kishte mundësi të luante, dhe luante në një pozitë jo të duhur”./IndeksOnline/