Zbulohet arsyeja se pse Nurmagomedov mbanë ”parukën” para dhe pas dueleve
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov njihet për parukën e tij, të cilën e mbanë para dhe pas dueleve.
Kjo parukë njihet si ”papakha”, dhe tradicionalisht është e veshur nga njerëzit në Kaukaz.
Ky brend i Nurmagomedov është në tribut të grupit etnik të Kaukazit, Avars, transmeton IndeksOnline.
Paruka në fjalë besohet se daton nga shekulli i 17-të dhe se ishte veshur nga njerëzit që sfidonin në interes të një vajze të re.
Bazuar nga mitet, kushdo që e mbanë këtë parukë para ndonjë ngjarje të rëndësishme, suksesi i tyre do të jetë i garantuar.
Para duelit të sotëm me McGregor, të cilin e mposhti, Nurmagomedov tha: ”Papakha ime përfaqëson se prej nga vijë unë. Nga qyteti im i vogël në Dagestan”./IndeksOnline/