75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbulohet Bananja Blue, ka shije të akullores

‘Blue Java’ është bananja e re që ka dal në treg, e cila ka disa karakteristika që e bëjnë të jetë e veçantë dhe e kërkuar.

Kjo banane ka shije të akullores me vanilë dhe kështu njihet edhe në Hawaii, Fiji dhe Amerikën Qendrore, transmeton Indeksonline.

Ajo ka një aromë të ëmbël dhe lëvozhgë të kaltër, derisa brenda është e gjelbër apo e verdhë e zbehtë.

Vije nga Azia Juglindore dhe për dallim nga bananet tjera, rritet edhe në temperaturat -7 gradë celsius.

Bananja Blue Java përmban një sasi mjaftë të lartë të fibrave, si dhe disa antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar. Ato kanë gjithashtu vitaminë B6 dhe C, magnez, bakër, mangan dhe proteina. /Indeksonline/