75 Mall Live Search
21:30 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

Zbulohet banori që pritet të hyjë sonte në BBVK? Nuk do t’u pëlqejë aspak Albës dhe Bias

Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpi.

Reperi Lim Hoti ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, çka ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit, shkruan In deksOnline.

Postimi është realizuar në Prishtinë dhe ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e BBVK, të cilët e shohin këtë si një sinjal të qartë për hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme.

Kujtojmë se Limi ka pasur një lidhje dashurie me dy banoret e këtij kasti, Albën dhe Bian./IndeksOnline/