Zbulohet biseda midis Messit e Guardiolas: “Dua të fitoj edhe dy Topa të Artë dhe…!?”

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona duket i pashmangshëm në këtë merkato.
Argjentinasi nuk është i kënaqur me projektin e klubit katalunas dhe është i dëshpëruar me dështimet e Barcelonës në vitet e fundit, transmeton Indeksonline.
Manchester City është skuadra më favorite për të transferuar argjentinasin. Besohet se Lionel Messi dhe trajneri i klubit anlgez, Pep Guardiola, tashmë kanë zhvilluar një bisedë.
Televizioni spanjoll “El Chiringuito” ka zbuluar fjalët që Lionel Messi ia ka thënë Guardiolas.
“Dua të fitoj edhe dy Topa të Artë dhe atë mund ta bëj vetëm me ty”, besohet t’i ketë thënë Messi Guardiolas.
Lionel Messi në karrierën e tij ka fituar gjashtë Topa të Artë dhe gjashtë Këpucë të Arta. Ai është futbollisti me më së shumti Topa të Artë dhe Këpucë të Arta në histori të futbollit./Indeksonline/