Zbulohet biseda midis Messit dhe James Rodriguezit: Ti the se na ndihmuan, po flet shumë…!

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Kolumbisë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Gjatë ndeshjes ndodhi një moment interesant që ra në sytë e publikut, shkruan Indeksonline
Ishte Lionel Messi dhe James Rodriguez që paten një bisedë dhe e cila është zbuluar menjëherë në mediat ndërkombëtare.
Messi kishte disa fjalë për ish-lojtarin e Real Madridit.
“Ti ke thënë që ne na ndihmuan në Kupën e Amerikës në finale, ti po flet shumë”, ishin fjalët e Lionel Messit drejtuar Rodriguezit.
Kujtojmë se Argjentina ka kohë që e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që mbahet në vitin e ardhshëm../Indeksonline/
🚨Leo Messi to James Rodríguez: “You said that they helped us in the Copa America final, you talk too much.”
— The Screenshot Lad (@thescreenlad) June 11, 2025
Messi just traumatized James Rodriguez on live television with his words. 😂 pic.twitter.com/sEheUBGh8H