75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Zbulohet biseda private mes Ronaldos dhe Perez

Cristiano Ronaldo gjatë vikendit të kaluar ka qëndruar në Real Madrid për ta përcjellur nga afër ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës.

Bisedat mes tij dhe ish-presidentit të tij, Florentino Perez nuk kanë munguar as gjatë kësaj ndeshjes, madje gjatë ditës së sotme mediat spanjolle kanë publikuar një bisede private mes të dyve, transmeton IndeksOnline.

“Nëse do të isha akoma tek Reali, do të ishim favorit për të fituar gjithçka në La Liga dhe në Champions League”, mësohet ti ketë thënë CR7 presidenti të Realit Florentino Perez.

Kjo bisedë ka ngjallur polemika të shumta për një rikthim të mundshëm të CR7 në Bernabeu, por për momentin një gjë e tillë duket e pamundr./IndeksOnline/