75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zbulohet buceta e Fadil Vokrrit, pjesmarrës politikanë e përfaqësues të sportit

Gjatë ditës së sotshme u zbulua buceta e legjendës Fadil Vokrri në stadiumin që mban emrin e tij.

Në një fjalë rasti, i biri i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri u shprehë se babai i tij ka qenë i të gjithëve, transmeton Indeksonline.

‘Në emër të familjes ju falënderoj të gjithëve. Më vjen mirë që futbolli na bashkon edhe në kohë pandemie. E kam thënë edhe në të kaluarën, ai nuk ka qenë vetëm i joni, por i të gjithëve’, u shprehë ai.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte kryeministri, Avdullah Hoti, ministrja Vlora Dumoshi, deputetët nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, Kujtim Gashi dhe Memli Krasniqi, po ashtu edhe përfaqësues nga FFK-ja.

Sot janë bërë dy vite nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri./Indeksonline/

LIVE, Nga Fadil Vokrri

Publiée par IndeksOnline sur Mardi 9 juin 2020