Zbulohet busti i dëshmorit, Xhevat Berisha në Prizren, Musiu-Shoshi: Moment i rëndësishëm për të kujtuar historinë

Deputetë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë marrë pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit, Xhevat Berisha, në shkollën e Tusuzit në Prizren.
Deputetja e këtij subjekti, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kjodatë është një moment i rëndësishëm për të kujtuar historinë dhe trashëgiminë e shtetit tonë si dhe është një mundësi për ta shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe familjreve të tyre.