Zbulohet çmimi i fanellave të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot gjatë ditës zbuloi fanellat e reja për ndeshjet parakualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.
FFK-ja përveç logos zyrtare, sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” prezantoi fanellat për sezonin 2021-22 të bëra nga kompania zvicerane, “14Fourteen”, shkruan IndeksOnline

Duke vizituar faqen e “14Fourteen”-it, shihet se çmimi i fanellave është 95 euro. Nëse dëshiron të shkruash ndonjë emër të futbollistëve apo personal, atëherë kjo shifër rritet dhe shkon deri në 108 euro, një shifër e madhe për standardet e kosovarëve.

Fanellat e sezonit të kaluar nuk kanë zbritje. Ato ende janë me çmim të “fryer” Një fanellë me emër kushton deri në 87.10 euro.
Kujtojmë se Kosova këto fanella do t’i provojë për herë të parë nesër gjatë ndeshjes me Finlandën./IndeksOnline/
