Zbulohet, CR7 ka blerë makinën e re më të shtrenjtë në botë
Cristiano Ronaldo raportohet se është blerësi i fshehtë i një makine mahnitëse Bugatti prej 10 milion funte – makina më e shtrenjtë e re ndonjëherë.
Ylli i Juventusit tashmë mburret me një nga koleksionet më të gjera dhe më të shtrenjta të makinave në sport.
Dashuria e tij për Bugattit nuk është sekret pasi ai ka shpenzuar 2.15 milion funte në një Bugatti Chiron vitin e kaluar.
Por blerja e fundit e Ronaldos është shumë më ekstravagante.

Bugatti ‘La Voiture Noire’ u zbulua në Geneva Motor Show.
Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një nga super-makinat prototipë dhe kjo është një edicion për përvjetorin e 110-të të themelimit të kompanisë.

U zbulua se kishte një blerës – megjithëse kompania nuk foli se kush është.
Por sipas AS, sekreti është zbuluar dhe ish-ylli i Real Madridit nuk mund të rezistonte, duke shkruar një çek për këtë makinë.
Nuk është çudi, duke ditur që ai aktualisht merr një pagë të madhe prej £ 500,000 në javë në Juventus.
Ronaldo nuk do të jetë në gjendje të dalë me këtë makinë deri në vitin 2021, pasi kompania ende ka nevojë për të finalizuar disa detaje të vogla në prototip. /IndeksOnline/
