Zbulohet data dhe vendi i duelit “show” mes Mayweather dhe Logan Paul

Dueli “show” i boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul do të zhvillohet më 6 qershor në Miami.
Tashmë gjithçka është zyrtare dhe është konfirmuar nga të dyja palët. Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në shkurt, por u shty pa afat, ndërsa tashmë ka një datë zyrtare.
Mayweather rikthehet në ring pas gati dy vitesh pushim, që nga dueli i fundit “show” zhvilluar në nëntor 2019 ndaj japonezit Tenshin Nasukawa.
Kjo përballje me Paul, një personazh i njohur i YouTube, do të zhvillohet në stadiumin “Rock Hard Arena” të Miamit.
Nga kjo sfidë pritet që Mayweather të arkëtojë një shumë të mirë parash. /IndeksOnline/