75 Mall Live Search
21:33 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / MSH

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania

Dalë ngadalë, një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo veëtm, Big Brother VIP Albania, po shkon drejt fundit.

Në prime-in e sontëm u bë e ditur edhe data finale e këtij edicioni.

Për të katërtin vit radhazi, Big Brother ka sjellur VIP-a shqiptarë në izolimin 100-ditor, që finalen sivjet do ta ketë më datën 19 prill, shkruan IndeksOnline.

Kjo gjë iu kumtua edhe banorëve, me një spektakël fishekzjarrësh në oborrin e shtëpisë./IndeksOnline/