Zbulohet data e ndeshjes Maqedoni-Kosovë

Ndeshja në mes Maqedonisë dhe Kosovës që ishte paraparë të luhej këtë muaj është shtyrë për shkak të koronavirusit.
E siç duket është përcaktuar një datë e re për këtë ndeshje, të paktën sipas gazetarit nga Maqedonia, Reshat Ibraimi.
Sipas tij ndeshja do të zhvillohet më 4 qershor me prani të publikut.
Ndeshja do të luhet në stadiumit Arena Todor Proeski në Shkup./IndeksOnline/.
