75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

Zbulohet data e publikimit të bashkëpunimit mes Loredanës dhe Don Xhonit

Këngëtarja Loredana ka udhëtuar dje drejt Kosovës për të realizuar vizualisht bashkëpunimin e saj me artistin Don Xhoni.

Është dita e dytë që dyshja po ndajnë fotografi në Instastory, dukë konfirmuar që ajnë duke punuar në videoklip.

Ishte Loredana ajo që realizoi një pyetësor në Instagram, ku ndër të tjerash u pyet edhe se kur do të dalë bashkëpunimi me Don Xhonin.

“Kur do të dalë kënga jote me Don Xhonin?” e ka pyetur një ndjekës.

“12 nëntor” është përgjigjur Loredana.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i dyshes mjaft të përfolur të estradës.