75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zbulohet data e publikimit të filmit ‘Space Jam 2’

Kompania ‘Warner Bros’ ka zbuluar datën kur do të publikohet filmi ‘Space Jam 2’ e ajo do të jetë më 16 korrik të vitit 2021.

Basketbollisti Michael Jordan ka luajtur në pjesën e parë të këtij filmi, e tash duket se vendin e tij do ta zërë basketbollisti tjetër Lebron James.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kompania ‘Spring Hill Entertainment’ me anë të një postimi në llogarinë e tyre në “Twitter”.

Në këtë film Lebron do të luaj bashkë me dy personazhet shumë të dashura prej fëmijëve, Bugs Bunny dhe Lola./Indeksonline/