Zbulohet dëshira e Maradonës, trupi i futbollistit mund të gërmohet dhe të balsamoset në muze

Letra e lënë pas nga futbollisti Diego Armando Maradona është zbuluar nga avokati i tij Matias Morla. Një pjesë e letrës është bërë publike nga The Sun, e cila shkruan se dëshira e tij ishte që të kishte një homazh të ngjashëm me udhëheqësin rus Vladimir Lenin, i cili është balsamosur. Në artikullin e saj The Sun shkruan se trupi i ish-futbollistit mund të nxirret dhe të balsamoset.
“Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në një muze, i rrethuar nga trofetë e mi, objekte personale dhe kujtime të dashura që njerëzit të me vizitojnë,” ka shkruar ai.
Diego Maradona një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë në datën 25 dhejtor si pasojë e një arresti kardiak.