Zbulohet dhurata e Krishtlindjes e Harryt dhe Meghan, surpriza më e bukur për këta persona

Në një artikull për “The Montecito Journal” tregohej se si Meghan dhe Harry ishin ndër të parët që bënë një donacion për një ngjarje e cila kënaqi shumë qytetarë.
Banorë të rreshtuar në rrugë ndërsa makina me ndriçim kalonin nëpër qytet, tek njëra prej tyre qëndronte n Babagjyshi i cili dhuroi ëmbëlsira për fëmijët. Meghan u pa në Montecito të premten teksa bëntë pazar për festat.
Dukesha hyri në tregun me ushqimet e famshme të Pierre Lafond, i cili shet ushqime të freskëta dhe produkte organike.
Duka dhe Dukesha aktualisht po përgatiten për festën e tyre të parë të Krishtlindjeve, tani që janë një familje prej katër anëtarësh.
Edhe pse nuk do ta dimë me siguri se si e kalojnë ditën e madhe Sussex-ët, në një intervistë me Grazia-n ata na dhanë një ide të mirë se si do të duken festimet e tyre.
Kur ishte fjala për dekorimin, Meghan këshilloi: “Kur krijoni një arredim për tavolinën, mbajeni atë të thjeshtë dhe të pastër me një mbulesë tavoline dhe peceta tërësisht të bardha. Theksoni me pjata të dizenjuara dhe unaza pecetash. Mos harroni lule të gjitha të bardha të vendosura në mes.”
