13:00 / E Hënë, 27 Maj 2024 / AR

Zbulohet e dashura e re e Fedezit

Fedez duket se ka lënë pas krahve historinë 10-vjecare të dashurisë me Chiara Ferragni dhe ka nisur një romancë të re. Ndërsa merrte pjesë në Çmimin e Madh të Monakos, Fedez u pa në shoqërinë e një bionde misterioze.

Ai është fotografuar duke ecur dorë për dore me vajzën, të silën më pas e ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Instagram.

Sipas faqes Very Inutil People, ata janë takuar për herë të parë në mars në Courchevel, pastaj Paris, Miami, Coachella dhe tani në Monte Carlo.

Po kush është Garance Authié, e dashura e re e Fedez?

E lindur në vitin 2004, Garance Authié është një modele franceze bionde me sy blu.

Modelja mësohet se ndjek Universitetin e Madridit, Shkollën e Biznesit IE.