Zbulohet e dashura “sekrete” e Tom Cruise, kush është aktorja 20 vite më e re

Aktori i njohur hollivudian Tom Cruise, takohet fshehurazi me një aktore 20 vjet më të re.
Sipas “The Sun”-it, 58-vjeçari është parë në shoqëri dhe i kapur dorë për dore me aktoren Hayley Atwell. Ata janë parë së bashku në një shfaqje të fundit në Londër, duke qëndruar afër njëri-tjetrit.
Sipas “The Sun”-it, pritet që së shpejti ta shpallin publikisht lidhjen e tyre. Në fakt, aktorja 38-vjeçare është pjesë e kastit të filmit “Mision i pamundur 7”, ku protagonist është Tom Cruise. Xhirimet e këtij filmi janë duke u zhvilluar në Britani të Madhe dhe në Romë.

Tom Cruise nuk ka pasur një partnere të qëndrueshme që pas divorcit me ish-gruan Katie Holmes. Sipas paparacëve, çifti është fotografuar dorë për dore edhe në Romë, ndërsa xhirimet për këtë film i kanë afruar ata më shumë.
Ylli hollivudian Tom Cruise ka 3 fëmijë, 2 nga martesa e parë me aktoren Nicole Kidman dhe një nga marrëdhënia me aktoren Katie.
