20:00 / E Martë, 27 Shtator 2022 / AR

Zbulohet e vërteta! Ja çka fshihet pas fotos që publikoi Bora me Donaldin

Rikthehemi sërish te Bora dhe Donaldi. Siç mund ta keni parë (sepse po qarkullon kudo), Bora publikoi një foto me Donaldin në Instagram.

“Na lini të kërcejmë,” shkruan ajo shoqëruar me një emoji me zemra. Moderatorja ka bërë tag profilet në Instagram të “Dancing with the stars” dhe “Më lër të flas”.

Donaldi, nga ana tjetër, ka komentuar dy mësysh. Çfarë po ndodh?

Jo, Donaldi nuk do të prezantojë “Dancing with the stars”. Pamja në sfond në foto ngjason me studion e “Më lër të flas”. 

Burime për Anabel zbulojnë se Bora është e ftuara e puntatës së parë të “Më lër të flas”, emisioni i binjakëve Veshaj i cili nis së shpejti.