Zbulohet e vërteta, Messi dhe Ronaldo nuk u fotografuan së bashku (VIDEO)

Në orët e fundit është bërë virale në rrjetet sociale një fotografi e publikuar nga dy futbollistët më të mirë të dekadave të fundit, mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Ajo çfarë i ka bërë bashkë dy rivalët më të përfolur në botën e futbollit, është kompania e veshjeve Louis Vuitton, shkruan IndkesOnline.
Në foto shihen Messi dhe Ronaldo duke luajtur së bashku një lojë shahu.
Por e vërteta e kësaj foto duket se është ndryshe, pasi ata dy nuk janë fotografuar së bashku.
Në një video të publikuar së fundi në Twitter, shihet se Messi ka realizuar fotografit i vetëm, ndërsa Ronaldo nuk shihet askund.
Megjithatë fotografia e shumë përfolur është publikuar në të dy profilet zyrtare të futbollistëve./IndeksOnline/