75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohet e vërteta, Wilder i ishte nënshtruar një operacioni pas luftës kundër Tyson Fury

Deontay Wilder ka zbuluar që ai është detyuruar t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e tij pasi u lëndua në ndeshjen kundër Tyson Fury.

Gjatë tërë kohës ka pasur raportime për një lëndim të bokserit mirëpo së fundmi ai e ka konfirmuar vet, transmeton IndeksOnline.

“Rimbëkëmbja po shkon mirë, unë jam në terapi” tregoi Wilder.

Po ashtu ai tha që është i mbyllur si pjesa tjetër e botës shkaku i koronavirusit andaj edhe nuk po mundet të stërvitet./IndeksOnline/.