75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

Zbulohet edhe arsyeja e mungesës së Edon Zhegrovës

Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova, janë dyshja që mungon në listën e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Derisa për Muriqin, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, theksoi për Olle se ka pësuar një lëndim në stërvitje, është zbuluar edhe mungesa e Zhegrovës.

“Edon Zhegrova do të jetë i grumbulluar, por përfshirja në listë varet nga përgatitja fizike”, ka thënë trajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti për Zërin.

Kosova më 3 shtator luan me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa tri ditë më vonë pret Greqinë.