75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Zbulohet edhe lokacioni për meçin e shekullit: Joshua – Fury

Meçi i shekullit midis Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt shumë afër finalizimit.

Ashtu siç thotë promotori i njohur, Eddie Hearn, tani po punohet edhe për gjetjen e lokacionit, transmeton IndeksOnline

Hearni thotë se një mundësi është edhe Arabia Saudite.

Në Diriyah Arena në Arabinë Saudite, ishte zhvilluar meçi Joshua – Andy Ruiz Jr dhe sipas promotorit britanik të gjithë ishin ndarë të kënaqur.

“Lufta do të ndodhë dhe do të jetë e padiskutueshme. Jemi të etur për ta siguruar këtë luftë. Ne patëm përvojë të shkëlqyeshme atje (në Arabi) në dhjetor të vitit 2019. Në qershor dhe korrik, në Lindjen e Mesme është shumë nxehtë. Kështu ne duam t’i bëjmë dy meçe gjatë këtij viti”, ka thënë Hearni.

Ai thotë se ky meç ka mundësi të zhvillohet edhe në Wembley të Anglisë./IndeksOnline/