Zbulohet fanella speciale e Kosovës për ndeshjen ndaj Çekisë
Kosova do të luajë dy ndeshje tejet të rëndësishme në muajin nëntor.
Fillimisht, dardanët do të udhëtojnë për në Çeki për t’u ndeshur me Kombëtaren çeke, që pritet të jetë një ndeshje finale për Kosovën, në rrugën e saj për një kualifikim për në Evropian.
Ndërsa tri ditë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë Kombëtaren angleze.
Kompania që merret me disenjimin e fanellave të Kosovës, sot ka prezantuar fanellën speciale, të cilët dardanët do ta bartin në ndeshjen ndaj Çekisë.
