Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Spektakli më i ndjekur i momentit, Big Brother VIP Kosova 4, po i afrohet kulmit të tij, ndërsa mbrëmja e 27 shkurtit do të shënojë natën e madhe finale.
Emocionet kanë arritur maksimumin dhe publiku tashmë ka zgjedhur finalistin e parë të këtij edicioni, Ludo Lee.
Pas një jave të mbushur me tension dhe strategji loje, në nominim ishin Klodi, Benita, Dolce, Labi dhe Ludo.
Në një garë të fortë votash, ishte Ludo ai që arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe të publikut, duke u bërë zyrtarisht finalisti i parë i shtëpisë më të famshme në vend./IndeksOnline/

