15:36 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Zbulohet ”fitili ndezës” i Alzheimerit

Zbulohet mekanizmi që përshpejton vdekjen e qelizave nervore, që shkakton sëmundjen e Alzheimerit: truri humbet më shpejt sekuencat e ADN-së që rregullojnë aktivitetin e gjeneve që e mbajnë atë të ri dhe, në të njëjtën kohë, përshpejton aktivitetin e gjeneve të përfshira në formimin e pllakave, që rezultojnë toksike ndaj neuroneve.

Studimi, që hap rrugën për mjete të reja të mundshme diagnostike dhe objektiva për të luftuar sëmundjen, është botuar në revistën ”Nature Communications” nga instituti amerikan ”Van Andel”, i koordinuar nga studiuesja, Viviane Labrie.

Kërkuesit shkencorë kanë hetuar sekuencat e ADN-së që, në varësi të moshës dhe faktorëve të mjedisit, intensifikojnë ose ulin aktivitetin e një numri të madh të gjeneve të trurit.

Në veçanti, ata e krahasuan fenomenin me një fitil ndezës.

“Rezultati është se qelizat nervore të atyre që janë të sëmurë ‘sillen’ sikur të ishin më të moshuara, duke u bërë më të prekshme ndaj sëmundjes së Alzheimerit”, shpjegoi Labrie.

“Tani që kemi një njohuri më të mirë të faktorëve molekulare që çojnë tek kjo sëmundje, në të ardhmen mund t’i përdorim ato për të identifikuar strategji të reja terapeutike të mundshme”, përfundon eksperti.

Sipas vlerësimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në botë ka rreth 44 milionë pacientë me Alzheimer.

Një shifër që, për shkak të rritjes dhe plakjes progresive të popullsisë globale, është e destinuar, sipas ekspertëve, për të arritur në 135 milionë në vitin 2050.