75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Zbulohet formacioni i Anglisë, kjo treshe fantastike pritet të jetë në stol!

Kombëtarja e Anglisë sot pritet ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme, atë të 1/8 së finales në Kampionatin Europian EURO20 kundër Gjermanisë.

Gazetari i ‘The Athletic’, David Ornstein ka zbuluar pak a shumë formacionin që Gareth Southgate do të futet në fushë kundër ‘Die Mannschaft’, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton Ornstein, Southgate do t’i lë në stol tre super lojtarë: Mount, Grealish dhe Foden.

Në fazën e sulmit nga fillimi do të luajë: Sterling, Bukayo Saka dhe Harry Kane.

‘Tre Luanët’ këtë ndeshje pritet ta luajë me formacionin 3-5-2.

Kujtojmë që takimi zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin ‘Wembley’./IndeksOnline/