75 Mall Live Search
17:38 / E Martë, 13 Prill 2021 / A. A

Zbulohet formacioni startues i PSG kundër Bayernit, Pochettino tregohet i guximshëm

PSG është shumë afër gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Francezët fituan ndeshjen e parë ndaj Bayernit në Gjermani 3-2.

Mediumi francez RMC ka zbuluar formacionin startues të parisienëve.

PSG: Navas – Dagba, Danilo, Kimpembe (c), Diallo – Gueye, Paredes – Di Maria, Neymar, Draxler – Mbappé.

Formacionet zyrtare do të publikohen nga UEFA në orën 19:30, ndërsa çerekfinalja PSG – Bayern zhvillohet nga ora 21:00.

/Indeksonline/