Zbulohet fotoja e 29-vjeçarit që masakroi me thikë bashkëshorten

Personi që shihni në foto është Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Fier.
Mësohet se i riu e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 28-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.
Krimi tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e çiftit të ri dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur, raporton Syri.
Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.
