75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zbulohet gjallesa me tri gjini, mund të ndihmojë njerëzimin

Një specie e re krimbi, që ka tre gjini dhe mund të mbijetojë ndaj një doze me arsenik 500 herë më të madhe se ajo që mund të vrasë një njeri, ndërsa të vegjlit i mban në trup si kangurët, u zbulua të enjten në Kaliforni.

Kërkuesit mendojnë se njerëzit kanë shumë për të mësuar nga aftësia ripërtëritëse e krimbit. Gjatë kërkimeve në liqenin Mono në Kaliforni, shkencëtarët gjetën në total tetë specie krimbash, një befasi për të gjithë, pasi duke qenë se liqeni është tri herë më i kripur se sa oqeani Paqësor, aty jetonin vetëm dy gjallesa të tjera: një specie karkaleci dhe një specie mize.

Të tetë krimbat janë unikë, disa janë grabitqarë, disa parazitë. Të tjerë ushqehen me mikrobet që ka liqeni. Por të gjithë kanë një gjë të përbashkët, mbijetojnë në kushte ekstreme në të cilat shumica e specieve nuk do t’ia dilnin dot. Duke mësuar më tepër mbi aftësitë e tyre mbijetuese, mund të ndihmojë edhe në zbulime të mëdha për shëndetin njerëzor, thonë studiuesit.