08:22 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zbulohet gjarpëri me dy koka

Një gjarpër me dy koka është zbuluar në një zonë pyjore në New Jersey.

Zvarraniku ëshë marrë nga një grup që merren me studimet mjedisore, pasi është një rast i rrallë.

Gjarpri ka dy koka plotësisht të formuara, katër sy dhe dy gjuhë që veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

“Do të ishte mjaft e vështirë për këtë gjarpër të mbijetonte në natyrë”, tha ambjentalisti Dave Schneider.

Ai tha se trupi i gjarprit ngrin kur përpiqet të shpëtojë dhe do kapej lehtë nga grabitqarët. Gjarpri u gjet në një zonë të pyllëzuar më 25 gusht në Pine Barrens.