15:00 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Zbulohet gjinia e foshnjës që po e pret Kiara? (video)

Dyshja e përfolur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë.

Madje, ky ‘dyshim’ u shua edhe nga një video e cila është bërë virale në ‘TikTok’, shkruan Indeksonline.

Aty shihet një mesazh të cilin moderatorja ia ka dërguar një faqeje duke i thënë që t’ia ndaj të gjitha rrobat me ngjyrë rozë pasi foshnja të cilën po e pret është vajzë.

Kujtojmë që dy ditë më parë artisti publikoi një fotografi ku shihej afër barkut të Kiares duke shkruar: “Rrahjet më të ëmbla në botë!”./Indeksonline/