14:00 / E Hënë, 27 Maj 2024 / AR

Zbulohet gjinia e foshnjës së Justin e Hailey Bieberit?

Çifti i famshëm Justin dhe Hailey Bieber njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja rinovoi betimet e tyre pas pesë vjetësh martesë në fillim të majit 2024 dhe zbuluan shtatzëninë e Hailey-t me një set fotografik në Hawaii.

Në javët që pasuan, modelja ka treguar si po shkon shtatzënia me foto të ëmbla në Instagram. Postimi më i fundit i Haileyt tërhoqi vëmendje pasi ajo ka treguar thonjtë rozë me lule qershie me mbishkrimin që lexonte “Lule qershie në thonjtë e mi, lulëzim i vogël qershie në barkun tim”.

Në mënyrë të parashikueshme, komentet u vërshuan menjëherë nga fansat që spekulonin nëse Hailey sapo zbuloi gjininë e foshnjës së saj.

“Baby Bieber është një vajzë”, ka shkruar një komentues, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Është vajzë, e konfirmoi”.

Edhe pse ky postim i mbushur plot me të dhëna të mundshme, nuk është rasti i parë që kur çifti njoftoi shtatzëninë e tyre që lë të kuptohet se Baby Bieber është një vajzë. Fansat kanë vënë në dukje se modelja ka veshur gjithnjë e më shumë në ngjyrë rozë kohët e fundit, siç dëshmohet nga një postim i 15 majit, ku Hailey shfaqi një bluzë fluturash rozë të shndritshme. Ky postim përfshinte gjithashtu një emoji me lule qershie në titull, duke i bërë përdoruesit e internetit të lidhin pikat midis postimit të saj më të fundit dhe këtij dhe duke nxitur spekulime se ndoshta çifti ka lënë të kuptohet për gjininë dhe emrin e foshnjës së tyre për javë të tëra.