75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / AR

Zbulohet gjinia e foshnjes së Olta Gixharit?

Olta Gixhari është në pritje të bebushit nr. 2 dhe ka organizuar një “baby shower”, në të cilën morën pjesë familjarë, të afërm dhe miqtë e aktores.

Burime për Bordo.al bëjnë me dije se Olta është në pritje të një vajze, megjithëse vetë aktorja nuk e ka ndarë me publikun lajmin. Ajo publikoi një album me foto në Instagram, ku shkroi: “Mezi pres ta ndaj me ju! Unë e di më në fund!”.

Zbulohet gjinia e bebushit të Olta Gixharit?

Olta ka konfirmuar shtatzëninë në natën finale të “Dancing with the stars”. Ajo, e emocionuar u ngjit në skenë dhe u shpreh: “Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”.