75 Mall Live Search
19:42 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Zbulohet gjithçka, Eni dhe Genci të martuar tash e 3 vite!

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë dyshja që pëlqehen mjaftë nga publiku shqiptar.

Edhe pse për jetën profesionale japin detaje duke qenë mjaftë aktiv, për jetën private duket se kanë vendosur mirë ta mbajnë fshehtë, shkruan Indeksonline.

Me një postim në Instagram, Eni zbuloi që dyshja kanë tre vite që janë martuar.

Çifti janë edhe në pritje të fëmijës së parë, ndërsa në fotografinë të veshur si nuse e dhëndër ka shkruar: “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që nga viti 2019”./Indeksonline/