75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / P M

Zbulohet identiteti i 20-vjeçarit që hyri me armën “shotgun” në rezidencën e Donald Trumpit

Një 21-vjeçar i armatosur u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pasi hyri në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të presidentit amerikan, Donald Trump, në Palm Beach të Floridës.

Sipas autoriteteve, i riu është identifikuar si Austin Tucker Martin, nga Karolina e Veriut. Ai dyshohet se kishte udhëtuar mbi 1100 kilometra me makinë drejt Floridës, shkruan A2 CNN-i. Familjarët e kishin raportuar të zhdukur disa ditë më parë. Hetuesit besojnë se gjatë rrugës ai kishte siguruar një armë gjahu (shotgun), ndërsa në automjetin e tij u gjet edhe kutia e armës

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës, kur Martin tentoi të hynte në kompleksin e Mar-a-Lago duke ndjekur nga pas një automjet që po dilte nga porta veriore. Ai mbante me vete një shotgu dhe një bidon me lëndë djegëse. Dy agjentë të Shërbimit Sekret dhe një zëvendëssherif i qarkut Palm Beach e urdhëruan të hidhte armën.

Sipas deklaratës së sherifit Ric Bradshaw, i riu fillimisht uli bidonin me karburant, por ngriti armën në pozicion qitjeje, çka bëri që forcat e sigurisë të hapnin zjarr dhe ta “neutralizonin” në vendngjarje. Asnjë efektiv i rendit nuk mbeti i plagosur.

Zbulohet identiteti i 20-vjeçarit që hyri me shotgun në

Zbulohet identiteti i 20-vjeçarit që hyri me shotgun në

Në momentin e incidentit, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ndodheshin në Uashington DC për një aktivitet zyrtar. Zyrtarë të Shërbimit Sekret konfirmuan se presidenti nuk ndodhej në Florida në atë kohë.

Hetimet po udhëhiqen nga FBI, e cila po kërkon nga banorët e zonës të verifikojnë kamerat e sigurisë për pamje të dyshimta. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike motivet e 21-vjeçarit, ndërsa rasti mbetet nën hetim federal.