75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

Zbulohet identiteti i burrit dhe gruas nga Kosova, që u gjendën të vdekur në Francë

Një burrë dhe një grua me origjinë nga Kosova raportohet se janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Ngjarja ndodhi këtë të marte.

Indeksonline ka mësuar identitetin e çiftit.  Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë.  Ndërsa, bashkëshorti, Shaqir Gashi, 1977 nga Dubrava e Istogut.  Çifti i takon komunitetit romë.

Sipas raporti të policisë franceze, del se Shaqiri kishte tri therrje në trup, kurse bashkëshortja e tij nëntë goditje.

Burrë e grua kosovare gjenden të vdekur në apartamentin e tyre në Francë

Ata jetonin në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.

Fëmijët, 4 vjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit.  

Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë kurse fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet.

Raportohet se Prokurori i qytetit të Epinal pritet që sonte në orën 19:00 për një television lokal të jap detaje shtesë rreth rastit. /Indeksonline/