75 Mall Live Search
14:19 / E Diele, 25 Shtator 2022 / A. M.

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Kolovicë, Prishtinë

Një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar në Kolovicë të Prishtinës. I dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar.

Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare.

I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve, shkruan Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur.

Ndërkohë rasti është konfirmuar nga Prokuroria.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha Ulaj.

fotoilustrim