12:30 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

Zbulohet identiteti i vajzës me të cilën Rauw Alejandro tradhtoi Rosalian

Rosalia dhe Rauw Alejandro u ndanë, siç u bë e njohur në fund të korrikut. Çifti, i cili shpalli fejesën e tyre në mars, kanë marrë rrugë të ndara pas më shumë se tre vitesh së bashku.

Më pas u fol edhe për një tradhti të dyshuar me aktoren spanjolle Ester Exposito, thashethem që e mohoi edhe vetë këngëtari. Edhe pse Rauw këmbëngul në pafajësinë e tij, akuzat nuk kanë të ndalur.

Amor Romeira në programin spanjoll ‘Fiesta de Verano’ pretendoi se kishte prova të tradhtisë nga ana e Rauw. Emri i përfolur ishte Zaira de la Morena, një vajzë 23-vjeçare nga Valencia, influencer e cila ka më shumë se 124,000 ndjekës në Instagram.

Si për t’i shtuar akoma më shumë zërat, Zaira de la Morena do të marrë pjesë në koncertin e Rauw në Valencia më 26 gusht.