75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zbulohet kalendari i La Ligas, Barcelona e nis ndaj Getafes, Real Madridi kundër Bilbaos, mësohen edhe datat e “El Clasicos”

Sot është zbuluar kalendari i ri i La Ligës.

Kampioni në fuqi, Barcelona në xhiron e parë do të luaj si mysafire e Getafes, ndërsa Real Madridi do të ketë punë me Atletico Bilbaon, shkruan IndeksOnline.

Sezoni i ri i La Ligas fillon me 13 gusht.

Ndeshjet më interesante në La Liga, “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohen në muajin tetor dhe në prill të vitit 2024.

Përballja e parë luhet në “Camp Nou” më 29 tetor ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 21 prill 2024./IndeksOnline/