21:00 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Zbulohet kërkesa e Kimit për Kanye pas ndarjes nga Pete Davidson

Një burim ka zbuluar reagimin e Kimit ndaj Kanye West pasi postoi një lajm duke shkruar se “Pete Davidson ka vdekur në moshën 28 vjeçare”.

Kjo pasi Kim u nda nga Pete pas 9 muajsh lidhje, ndërsa Kanye u kundërpërgjigj duke e shkruar këtë thënie si reagim ndaj lajmit, transmeton Indeksonline.

Burimi zbuloi se Kim është mërzitur. Gjithashtu theksoi se është trishtuar nga ndarja.

“Kim nuk do të tolerojë që të dashurit e saj të sillen kështu. Ajo ka kërkuar shumë herë që ai të heqë postimin. Ajo gjithmonë do ta mbrojë Pete-n””, shtoi burimi.

Pastaj Kanye ia plotësoi kërkesën duke e fshirë përfundimisht postimin./Indeksonline/