75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 30 Prill 2026 / F.R

Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me rreth 100 produkte të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, produktet u gjetën te një bagazh i një udhëtari, ndërsa, për mosdeklarim të mallrave që ai barti, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në zbatimin e ligjeve doganore për të siguruar një treg të ndershëm dhe të rregullt. Angazhimi ynë është i palëkundur në mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e integritetit të tregut”.