75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zbulohet kontrata e Manchester United për Eriksenin

Christian Eriksen është njëri prej emrave më të përfolur në këtë afat kalimtar veror, transmeton Indeksonline.

Për shërbimet e danezit ka shfaqur interesim edhe skuadra e Manchester United.

“Daily Star” ka raportuar se klubi anglez i ka bërë një ofertë danezit, teksa thuhet se janë zhvilluar disa raunde bisedimesh “pozitive”, transmeton Indeksonline.

Manchester United i ka ofruar Eriksenit kontratë dy-vjeçare me vlerë prej 150 mijë funteve në javë.

Danezi nga data 30 qershor është futbollistë i lirë pas ii ka skaduar kontrata me Brentfordin.

Eriksen është rikthyer të luaj futboll pas një atakë kardiak që pësoi në Kampionatin Evropian. Te Brentfordi danezi luajti 11 ndeshje në sezonin e fundit, ku shënoi një gol./Indeksonline/