Zbulohet koreografia e tifozëve të Barçës për ndeshjen me Liverpoolin
Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Liverpool.
Tifozët spanjoll kanë përgatitur një koreografi gjigante për ndeshjen që po cilësohet si finalja e këtij sezoni.

Camp Nou pritet të jetë i stërmbushur me 90.000 tifozë në ulëset e tij.
Barcelona ditë më parë triumfoi në La Liga, është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Copa del Rey. /IndeksOnline/
