15:01 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet krateri i fshehur të paktën 12 mijë vjet nën akullin e Grenlandës

Një krater gjigant i meteorit të hekurit, pesë herë më i madh se Parisi, është gjetur 0.8 km nën akullin e Grenlandës.

Ky është një nga krateret më të mëdha në Tokë dhe sugjeron një objekt me gjerësi prej 1 mijë metra të gjerë nga hekuri të ketë goditur planetin tonë gjatë periudhës së fundit të akullnajave, transmeton KosovaPress.

Besohet se copat e shpërthimit u hodhën disa qindra milje në çdo drejtim, duke arritur deri në Kanadanë e sotme moderne.

Meteori prej 12 miliardë tonesh u përplas me fuqinë e 47 milionë bombave të Hiroshima, duke zhdukur të gjithë jetën brenda një rreze prej 100 kilometrash, thanë shkencëtarët.

Një krater me gjatësi prej 30 km që nga koha e përplasjes mbeti i fshehur për të paktën 12,000 vjet nën grykëderdhjen e Hiawatha në pjesën e largët në veri-perëndim të Grenlandës, megjithëse shkencëtarët nuk e dinë ende saktë datën e ngjarjes. Kjo mund të ketë ndodhur më së largu tre milionë vjet më parë kur akulli i Grenlandës po formohej.

Krateri u identifikua nga të dhënat e grumbulluara midis viteve 1997 dhe 2014, të plotësuar me më shumë të dhëna tjera në 2016 duke përdorur një formë të avancuar të radarit.

Gjurmët e meteorit janë ruajtur që atëherë, pasi u varrosën nën akull më shumë se një kilometër të trashë. Ato u zbuluan për herë të parë në korrik 2015 kur hulumtuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore të Danimarkës, Universiteti i Kopenhagës, zbuluan një zonë të depresuar nën akullnajë, ndërsa inspektuan një hartë të re të karakteristikave të tij fizike.

Shpërthimi pati një ndikim të qëndrueshëm, pasi ai shkriu skajet e akullnajave të Grenlandës, duke shkaktuar një përmbytje të ujërave të ëmbla në Ngushticën e Nares.

Krateri është jashtëzakonisht mirë i ruajtur, dhe kjo është befasuese, pasi glacierët janë një agjent tepër i efektshëm eroziv, i cili do të kishte larguar shpejt gjurmët e ndikimit. Por kjo sipas shkencëtarëve do të thotë se krateri duhet të jetë i ri nga perspektiva gjeologjike.

Deri tani, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet menjëherë krateri, por gjendja e tij sugjeron se ai mund të datojë më së paku 12.000 vjet sipas moshës së akullit dhe në këtë periudhë Grenlanda ishte ende e pabanuar, kështu që shkencëtarët besojnë të mos ketë pasur viktima në njerëz.