75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 07 Mars 2025 / G T

Zbulohet kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi po synon medaljen e artë në Grand Prix-in e Austrisë.

Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi mposhti xhudisten serbe, Nikolina Nisavic, shkruan Indeksonline

Numri një në Kosovë në sportin e xhudos në raundin gjysmëfinal do të luftoj kundër Reka Pupp, e cila vjen nga Hungaria.

Kujtojmë që para xhudistes serbe, Krasniqi mposhti amerikanen Jenna Schurr./Indeksonline/