12:01 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbulohet lidhja e dashurisë mes modeles dhe këngëtarit shqiptar

John Shahu është një ndër këngëtaret e rinj shqiptarë më të talentuar dhe pas suksesit në “Kënga Magjike 2017” ku fitoi çmimin “Best new artist”, karriera e tij pësoi vetëm rritje dhe kulmoi me bashkëpunimin “Mike” me Elvana Gjatën dhe Ledri Vula.

Mediat shqiptare shkruajnë se John Shahu është i lidhur me modelen 20-vjeçare Megli Haskaj. Për të gjithë ju që nuk e njihni, Meglin e kemi parë videoklipin e këngës “Beautiful”, të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës.

Dyshja është fotografuar bashkë në Tiranë, por edhe pse larg,thuhet se bëhet fjalë për John Shahun dhe Megli Haskajn.